
Mëngjesin e 26 shkurtit, Volodomir Zelensky postoi një video në Tuiterin e tij. Ai doli në luftë pas natës më të keqe që Kievi përjetoi që nga lufta e Dytë Botërore.
Një natë më parë, duke folur nga Moska, Vladimir Putin u betua të asgjesonte Zelenskyn. Ai është folës i rusishtes me prejardhje hebreje. Putin e quante atë dhe qeverinë e tij,”nazistë të droguar”.
Nëse njëherë Putin shkruajti se Ukraina është anti-ruse, atëherë Zelensky është gjithëçka që Putin nuk është. Ai është i ri dhe karizmatik. Ai është pëlqyer nga njerëzit e tij dhe nga bota. Ai po lufton për vendin e tij me besimin se Ukraina është vend i pavarur dhe sovran, jo për shkak të fantazisë së errët imperialiste.
Zelensky ka lindur më 1978 në Kryvyi Rih, një qytet industrial në juglindje të Ukrainës, qendër e hekurit dhe metalurgjisë. Filmi i tij i preferuar ishte “Na ishte njëherë Amerika”. Për t’i shpëtuar bandave të atij qytetit duhet të kishe pak humor dhe qëndrim që të mbronte. Këto i kishte Zelensky.
Ai hyri në skenën politike në 2019-n. Nuk ishte kandidat i askujt. Ai thjesht kundërshtoi ndarjet gjuhësore, historike dhe etnike në Ukrainë. Kështu ai bashkoi vendin si kurrë më parë. Zelensky nuk u drejtua as nga ideologjitë e as nga nacionalizmat. Ai ishte revolucionar. Ai ishte i të gjithëve.
Në një vend ku politika ishte thjesht zgjatje e biznesit dhe parlamenti ishte forum për elitat. Zelensky kishte popullaritet, tallej me partitë dhe elitat. Njerëzit ranë në dashuri me përrallën që ai prezantonte si personazh në televizor. Personazhi i Holoborodko, një mësues shkolle që u bë president.
Ndërkohë që paraardhësi i tij, Petro Poroshenko, një oligark bënre fushatë me sloganin, “Gjuhë, ushtri, besim”, Zelensky bënte video me hundë të kuqe kllouni pasi politikanët e tjerë e quanin klloun. Kështu jepte mesazhin që të paktën ai tregonte se kush ishte, ata jo.
Zelensky hyri në presidencë me plane jo shumë të qarta sepse ai nuk priste të fitonte.
Në vitin e tij të tretë si president dhe në vitin e tretë të pushtimit rus, ky aktor u bë hero. “Zelensky po lufton si një luan dhe e gjithë Ukraina është me të”,-tha Sevgil Musaeva, një gazetar ukrainas.
Disa javë më parë, asnjë nuk kishte besim tek Zelensky dhe mendonin se një komedian është presidenti i duhur për një vend që do të pushtohet.
Gjithësesi, talenti i tij si aktor e shpëtoi Zelensky-n në këtë kohë lufte. Ai po i jep audiencës atë çfarë ajo do. Ai mund të pasqyrojë dhe të projektojë frikërat e njerëzve, dëshirat dhe ëndrrat. Ai është aq i frymëzuar nga energjia e njerëzve të frymëzuar nga presidenti,
Zelensky nuk e pranoi kërkesën e Rusisë për bisedime në Minsk, jo sepse ka shumë forcë. Por sepse e di që vendi i tij do ta hidhte tutje nëse e bënte.
President Zelensky është përfaqësia e duhur për Ukrainën, jo si mit, por si realitet. Njësoj si Ukraina edhe Zelensky është i frustruar. Shteti i tij ende po zbulon se çfarë është demokracia dhe liderëve u jepet kohë për këtë. Ndryshe nga Rusia, që i ndërron presidentët nëse nuk e bëjnë punën siç duhet.
Fjalimi i fitores së 2019-s të Zelensky-t ishte faktori që e bëri atë armikun më të rrezikshëm të Putin. ”Për të gjithë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, na shikoni ne, çdo gjë është e mundur.”
Përgjigja e tij ndaj fjalimit një orësh të Putin më 21 shkurt, që shpalltë luftën, ishte e shkurtër dhe e mprehtë: “Nuk kemi kohë për leksione të gjata historie, nuk do të flas për të kaluarën. Më lejoni t’ju tregoj për të tashmen dhe të ardhmen. Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës do të qëndrojnë ashtu siç janë. Ne do të qëndrojmë të qetë dhe të sigurt.” Mbështetja e ofruar nga bota, njerëzit, politikanët dhe neveria e tyre ndaj luftës së Rusisë po i mbajnë shpirtin gjallë.
Duke qëndruar jashtë shtëpisë në Chimaeras në atë mëngjes të ndritshëm, me qiellin blu pas tij, Zelensky përsëri bëri një deklaratë sfiduese: “Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi jonë, fëmijët tanë dhe ne do ta mbrojmë të gjithë këtë.” Nëse fati e favorizon Zelenskyn, është sepse ai mbart virtytin që i mungon Putinit: ai flet të vërtetën për popullin e tij.(The Economist/Përshtati: Gazeta “SI”)