Situata në Lindjen e Mesme, Air France dhe Transavia rifillojnë fluturimet për në Bejrut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata në Lindjen e Mesme, Air France dhe Transavia rifillojnë fluturimet për në Bejrut

Linjat ajrore Air France  dhe Transavia po rifillojnë fluturimet e tyre për në Bejrut, të cilat ishin pezulluar që nga 29 korriku për shkak të situatës së pasigurt gjeopolitike në rajon, njoftoi një përfaqësues i kompanive.

“Në këtë fazë, dhe në varësi të zhvillimit të situatës, kompania planifikon të rifillojë lidhjen mes Paris-Charles de Gaulle dhe Bejrutit nga 15 gushti 2024”, tha Air France në një deklaratë.

“Vendimi ka të bëjë edhe me Transavia France”, sqaroi përfaqësuesi.

Linjat ajrore i rikthehen fluturimeve pas pezullimeve që lidheshin me sigurinë, referuar situatës së tensionuar mes Iranit dhe Izraelit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy