“S’ka rrezik nga Omicron”/ SHBA heq kufizimet për fluturimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’ka rrezik nga Omicron”/ SHBA heq kufizimet për fluturimet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin kufizimet për fluturimet nga Afrika e Jugut dhe shtetet e tjera. Ndalimi i fluturimeve ishte vendosur si masë mbrojtëse nga varianti “Omicron” i Koronavirusit.

 

Kreu i shtëpisë së bardhë, Joe Biden bëri të ditur së kufizimet do të hiqen pas mesnatës së 31 dhjetorit pasi sipas tij nuk janë më të nevojshme.

 

Advertisement

Presidenti nënvizoi  se shkencëtarët amerikane në bashkëpunim me ata të Afrikës së Jugut, kanë bërë përparim thelbësor për të kuptuar “OMICRON”.

Ky variant është shpërndarë në mbi 100 shtete të botës, ndërsa niveli i kërcënimit konsiderohet i ulët.

 

Nga ana tjetër, për të parandaluar shtrimet në spitale, Gjermania ka blerë një milion pilula për trajtim të koronavirusit nga kompania farmaceutike, Pfizer. Dërgesat e para të ilaçit me emrin Paxlovid pritet të arrijnë në muajin janar, ndërsa sipas kompanisë prodhuese, pacientët duhet të marrin tri pilula në ditë për pesë ditë.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy