Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar bombardimet ajrore të Rusisë në termocentralin më të madh bërthamor të Europës, në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Para nisjes së takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s, Stoltenberg u shpreh se veprimet e Rusisë janë të nxituara.

Dënojmë sulmet ndaj civilëve. Gjatë natës kemi gjithashtu sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave ruse dhe angazhimin për diplomaci”, tha Stoltenberg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia bombardoi termocentralin Zaporizhzhia në Ukrainë dhe aktualisht raportohet se trupat ruse kanë kontrollin e këtij centrali.