Studimi/ Vdekshmëria nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi/ Vdekshmëria nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm

Krahasuar me fillimin e pandemisë, vdekshmëria nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm falë përparimeve në trajtim. Një studim i botuar në revistën mjekësore “Anestezi” e tregon diçka të tillë.

 

Studiuesit u përqendruan tek njerëzit në terapi intensive në të gjithë botën. Në fillim të pandemisë, në muajt e parë të vitit të kaluar, vdekshmëria e tyre ishte 60%.

 

Advertisement

Deri në tetor, vdekshmëria ra në 36%. Megjithatë ekspertët frikësohen se variantet e reja të koronavirusit mund të shkaktojnë ndërlikime tek trajtimet.

 

Por, nga ana tjetër, një funksion themelor do të jetë ai i vaksinave, i cili duke zvogëluar rastet e infeksionit do të zvogëlojë edhe numrin e vdekjeve. Hulumtimi u bazua në 52 studime nga e gjithë bota, që përfshinë 43,128 pacientë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy