
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgënjeshtruar akuzat e Moskës për një sulm të supozuar në Kremlin.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha për mediat vendase se pretendimet ishin të rreme dhe se SHBA nuk e inkurajon Ukrainën të godasë jashtë kufijve të saj.
Advertisement
“Unë thjesht do t’ju thoja se Dmitry Peskov gënjen. Dua të them, është padyshim një pretendim qesharak. Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë lidhje me këtë. Ne as nuk e dimë se çfarë ndodhi, por unë mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të.”
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pretendoi, se SHBA-të ishin përgjegjëse për incidentin, duke pretenduar se Ukraina e kreu sulmin sipas udhëzimeve të Uashingtonit.
Advertisement