Takimi me Ramën dhe Melonin në Romë, Sunak: Së bashku, ne do t’i ndalojmë gomonet dhe do luftojmë bandat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me Ramën dhe Melonin në Romë, Sunak: Së bashku, ne do t’i ndalojmë gomonet dhe do luftojmë bandat

Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak ka zhvilluar sot një takim në Romë, me homologët e tij të Shqipërisë dhe Italisë, Edi Ramën dhe Giorgia Melonin.

Potencial në bashkëpunimin mes tre vendeve ishte në fokus të diskutimit të tyre. Por në faqen zyrtare të Kryeministrit Rishi Sunak në rrjete sociale është shkruar se tre kryeministrat do të bashkëpunojnë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe fluksin e shqiptarëve që shkojnë me gomone drejt Anglisë.

“Kemi rënë dakord të intensifikojnë punën e përbashkët për të trajtuar emigracionin ilegal dhe për të luftuar bandat e organizuara të kontrabandës së njerëzve që e ushqejnë atë. Së bashku, ne do të ndalojmë gomonet”, shkruhen në postim.

Çështja e emigrantëve të paligjshëm në Britani ka shkaktuar “furtunë” në kabinetin e Sunak. Pas shkarkimit të sekretares Stella Braverman, u pasuan edhe disa largime të tjera. Ministrat e larguar, kanë kundërshtuar planin e qeverisë britanike për dërgimin e emigrantëve në Ruanda./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy