Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB

Disa javë pasi e morën pushtetin në Afganistan, talebanët kanë kërkuar që t’u drejtohen liderëve botërorë me një fjalim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po i zhvillon punimet vjetore këtë javë në Nju Jork.

Kërkesa e talebanëve është konfirmuar nga Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kërkesa e talebanëve u bë përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Përveç kërkesës për pjesëmarrje në mbledhjen vjetore të OKB -së, në letër thuhej se talibanët po nominonin një përfaqësues të ri të përhershëm në OKB, Mohammad Suhail Shaheen.

Advertisement

Shaheen ka qenë një zëdhënës i talebanëve gjatë negociatave të paqes në Katar.

Ende nuk dihet se si do të vendos për kërkesën e talebanëve një panel i OKB-së që merret me këto çështje, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja tashmë është në dijeni të kërkesës së talebanëve, thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Letra e talibanëve drejtuar Guterres tha se ish-Presidenti afgan, Ashraf Ghani ishte “rrëzuar” që nga 15 Gushti dhe se vendet në të gjithë botën “nuk e njohin më atë si president”. Prandaj ambasadori aktual i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, nuk e përfaqëson më Afganistanin.

Advertisement

Afganistani pritet të mbajë fjalimin e fundit në ditën e fundit të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së më 27 Shtator.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy