
Ndërsa lufta ne Gaza sa vjen dhe bëhet më e përgjakshme, Hamasi ka deklaruar se e ka dorëzuar te ndërmjetësit përgjigjen për propozimin e SHBA-së për armëpushim duke kërkuar disa ndryshime në marrëveshje.
Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha, theksoi se përgjigja përfshin ndryshime të cilat konfirmojnë armëpushimin, tërheqjen, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve.
Por, ndërsa janë pro marrëveshjes ,zyrtarët e Hamasit kanë shprehur dyshime nëse Izraeli do t’i zbatojë kushtet, veçanërisht ndalimin e përhershme të luftimeve dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve që po mbahen nga militantët.
Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Egjiptit, të cilët janë ndërmjetësit kryesorë së bashku me SHBA-në konfirmuan se e kanë marrë përgjigjen e Hamas dhe janë duke e vlerësuar.
Ky propozim ka rritur shpresat për t’i dhënë fund luftës tetëmujore, gjatë të cilës bombardimet dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Gazë kanë vrarë mbi 37.000 palestinezë dhe kanë detyruar rreth 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoset. /vizionplus.tv