
Të paktën 36 viktima janë regjistruar nga rëshqitjet e dherave në Kolumbinë veriperëndimore, ndërsa shtatë persona janë shpallur të zhdukur.
Njëzet persona të tjerë u plagosën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që bllokuan një rrugë që lidh Medellin, qyteti i dytë më i madh i Kolumbisë, me Quibdo.
“Gjatë orëve të fundit janë gjetur edhe tre trupa të tjerë. Të dy u identifikuan nga të afërmit, i treti ende nuk është identifikuar”, thuhet në një njoftim për shtyp.
Shumica e qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi ishin fëmijë të komunitetit indigjen.
Në prefekturën e Choco, e cila laget nga Oqeani Paqësor dhe në të cilën ka një pyll të gjerë tropikal, reshjet e dendura kanë përfshirë të gjithë zonën.
Më shumë se 200 persona , zjarrfikës, personel i specializuar po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, së bashku me banorë./vizionplus.tv/