Të shkosh drejt vdekjes për… 550 dollarë në muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shkosh drejt vdekjes për… 550 dollarë në muaj

Një major i ushtrisë ruse i zënë rob ka zbuluar të dhëna të reja në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ushtaraku tha se ka shërbyer në ushtrinë ruse disa vite më parë.

Së fundmi, ai kishte nënshkruar një kontratë të re për të fituar disa para.

Për luftën kundër Ukrainës, Rusia paguan 60 mijë rubla, që është 550 dollarë me kursin aktual të këmbimit.

Advertisement

Fillimisht, ushtaraku rus siguroi se as ai nuk e dinte se ku dhe pse po dërgoheshin.

I burgosuri rus, Grechko Yury Vladimirovich, i tha Shërbimit të Sigurisë ukrainase se si përfundoi në shtetin lindor.

Ai foli për këtë në një video të publikuar nga SBU-ja.

Ushtaraku pranoi se ata u ngritën në orën 05:00 të 24 shkurtit.

Advertisement

Më pas kolona kaloi kufirin nga Bjellorusia.

Vladimirovich tha se kishte frikë se mund të mos kthehej te familja e tij.

Sipas tij, ai nuk kishte kohë të vriste askënd, pasi u sulmua thuajse menjëherë dhe u burgos.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy