Temperaturat në Tunizi arrijnë në 50 gradë celius/ Emigrantët ‘braktisen’ nga autoritetet, pa bukë dhe ujë në mes të shkretëtirës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat në Tunizi arrijnë në 50 gradë celius/ Emigrantët ‘braktisen’ nga autoritetet, pa bukë dhe ujë në mes të shkretëtirës

Tunizia është një nga vendet më të prekura nga temperaturat e larta, duke arritur deri në 50 gradë. Kjo valë e të nxehtit ka nxjerrë në pah akoma më shumë vuajtjet e emigrantëve, të cilit nuk preferohen nga ky vend.

 

Pas një valë dhune raciste në qytetin tunizian Sfax, disa afrikanë sub-Saharianë kanë ikur në një zonë të militarizuar në kufi me Libinë, raporton CNN.

 

Advertisement

Temperaturat e larta kanë vështirësuar mbijetesën e tyre, ndërsa zyrtarët në Libi kanë akuzuar gjithashtu Tunizinë se ka hedhur qindra emigrantë mbi kufirin në shkretëtirë pa ushqim, ujë apo strehim.

 

Emigrantët e përdorin Tunizinë, si një “trampolinë” për të arritur në detin Mesdhe dhe më pas në Evropë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Libia ashtu edhe OKB-ja thonë se kanë shpëtuar emigrantët nga kufiri.

 

Tunizia, e cila kohët e fundit nënshkroi një pakt migrimi me BE, nuk i ka komentuar akuzat e Libisë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy