Dy vëllezër janë sulmuar egërsisht nga një luan në Kaliforni të SHBA-së të shtunën, me pasojë vdekjen e njërit prej tyre.

Dy vëllezërit kishin shkuar në shëtitje duke kërkuar në mal në zonën e Georgetown kur u sulmuan.

18-vjeçari ka telefonuar autoritetet për të raportuar se ai dhe vëllai i tij më i madh janë sulmuar nga luani. Sapo kanë mbërritur policët kanë parë vëllain e vogël me lëndime në fytyrë.

Rreth 15 minuta më vonë, ata panë luanin në majë të trupit të pajetë të 21-vjeçarit, raportoi SkyNews.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pamjen e policisë, luani u largua me vrap. Që atëherë zbutësit e kanë kërkuar atë, për të parandaluar një tjetër tragjedi.

Vlen të theksohet se kanë kaluar 20 vjet nga hera e fundit që një luan vrau një person në vend. Vdekja e fundit ishte në vitin 2004 në Orange County. /vizionplus.tv