Tmerr në Itali; treni përplas për vdekje dy adoleshentë, njeri prej tyre shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy të mitur (17 dhe 15 vjeç) kanë humbur jetën pasi u goditen fort nga një tren që lëvizte me 100 km/orë në San Pietro Berbenno, Itali.

Viktimat janë Meriton Ajeti, lindur në Kosovë dhe banues në Sondrio, ku ndoqi vitin e parë të Kontabilitetit dhe Manuel Gabriel Tejada Reyes, lindur në Gallarate, në provincën e Vareses, nga një familje me origjinë nga Argjentina, gjithashtu banues në Sondrio.

Ata nuk kanë përdorur nënkalimin për këmbësorë për të kaluar shinat, siç kanë bërë miqtë e tjerë, por tentuan te hidhedhin mbi një mur betony që ndan rrugen hekurudhore me një trotuar ngjitur.

Dy adoleshentët ishin në shoqërinë e një 15-vjeçari të tretë, gjithashtu i goditur, por i gjallë.

Advertisement

 

Shoferi i trenit, i cili udhëtonte me 100 kilometra në orë dhe që nuk duhej të ndalonte në atë stacion, por ishte nisur për në Milano, nuk mundi të shmangte përplasjen.

Dy adoleshentet gjeten vdekjen në vend.

Prokuroria e Sondrio ka hapur një hetim, sipas praktikës për raste të tilla. Shumë aspekte të tragjedisë mbeten për t’u sqaruar. Fëmijët që mbetën viktima të aksidentit tragjik duhet të ishin kthyer në Sondrio me një tren lokal i cili gjithashtu ndalon në stacionin e Berbennos ku ndodhi tragjedia.

Advertisement

Ka dyshime se grupi i femijeve nga 13-17 vjec pasi janë kthyer nga argëtimi në park, mund të kenë vendosur një bast se kush mund të kalonte në anën tjetër të hekurudhes,  në sekondin e fundit para se të kalonte treni./Tgcom

Tmerr në Itali; treni përplas për vdekje dy adoleshentë, njeri prej tyre shqiptar

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy