Tragjike në Greqi! I ngeci shalli në mikserin e brumit, 49 vjeçarja humb jetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike në Greqi! I ngeci shalli në mikserin e brumit, 49 vjeçarja humb jetën

Trishtim dhe tronditje ka shkaktuar në Damasio të Larisës një ngjarje tragjike që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare furre, humbi jetën tragjikisht gjatë punës.

Sipas të dhënave të para, gruaja humbi jetën pasi makineria e brumit e tërhoqi nga shalli që mbante në qafë, duke e mbytur.

Një pronar i një furre ngjitur me atë të viktimës, në deklaratë për ANT1, tha se “ajo kishte përfunduar prodhimin dhe po pastronte makinën. Sipas kunatit të saj, ajo mbante një shall, i cili u përfshi në mekanizmin e makinerisë kur ajo u ndez papritur. Shallin ia shtrëngoi fort në qafë dhe e mbyti”.

Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve  një vajzë që punon si mjeke dhe një djalë në shërbimin zjarrfikës.

Advertisement

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve dhe mbërritjes së shërbimit të urgjencës (EKAB), mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pak para se ajo të fillonte përgatitjet për prodhimin e ditës së re, ndërsa mësohet se kohët e fundit ajo kishte humbur edhe nënën e saj.

Trupin e pajetë e zbuloi një kliente e furrës, e cila, pasi nuk mori përgjigje nga thirrjet, shkoi në pjesën e pasme të lokalit dhe e gjeti të shtrirë pa ndjenja.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo pakujdesi gjatë pastrimit të makinerisë.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy