
“Triathlon labeat” gara tresportëshe e përbërë nga noti, çiklizmi dhe atletikë ka zbritur në zonën turistike të Shirokës. Garues nga 10 vende të ndryshme kanë ardhur për të promovuar sportin dhe natyrën e mbi të gjitha një stil të shëndetshëm jetese.
Fituesit e garës janë të kënaqur me këtë pjesëmarrje, ndërsa tregojnë episode interesante prej tyre.
Ky aktivitet ka thuajse një dekadë që organizohet në Shkodër, ndërsa ai i përshtatet më së miri zonës turistike tek e cila mund të zhvillohen si sporte ujore, po ashtu biçikleta dhe atletika si traditë e këtij qyteti.
Advertisement