
Në 24 orët e fundit sipas të dhënave zyrtare në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë edhe 12 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Pesë pacientë nga Shkupi, një nga Shtipi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një nga Velesi dhe një pacient nga Gostivari.
Sakaq Autoritetet e Spitalit të Kumanovës kanë konfirmuar se tek dy të punësuar shëndetësorë është rikthyer Covid-19. Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha se bëhet fjalë për të punësuar në repartin për sëmundje të syve dhe një infermiere në repartin e kirurgjisë.
“E gjithë kjo është e panjohur për ne. Të dya e kanë kaluar sëmundjen më herët”, pohoi Zaharieva. E punësuara në repartin e sëmundjeve të syve kishte shkuar për të dhuruar plazmë, dhe gjatë kontrollit është konfirmuar prezenca e virusit.
“Për momentin ndjehet mirë, ka lodhje të lehtë”, tha Zaharieva. Ajo shtoi se infermierja nga kirurgjia ka rezultuar pozitive me Covid-19 në fillim të pandemisë, me pasqyrë të lehtë klinike. Para dy javëve, është ankuar se nuk ndjehej mirë, por që për momentin njehet më mirë.
“Nuk e di si janë infektuar, por anketat e tyre epidemiologjike janë pozitive”, tha Zaharieva.
Gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve të realizuara, 132 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
-Shkup 57
-Kumanovë 10
-Dibër 1
-Shtip 13
-Prilep 7
-Tetovë 19
-Strugë 3
-Veles 4
-Manastir 1
-Ohër 5
-Kavadar 1
-Gostivar 6
-Probishtip 2
-Shën Nikollë 2
-Resnje 1
Sipas statistikave të fundit 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar.
-Shkup 42
-Shtip 40
-Prilep 1
-Tetovë 16
-Veles 1
-Gostivar 5
-Koçani 2
-Probishtip 3
-Shën Nikollë 2
Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë 6209 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 2484 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 59.633 testime.