
Joe Biden ka nisur përgatitjet për administratën e re që do te zëvendësojë atë të Doanld Trump, ndërsa në media qarkullojnë emrat për postet kyçe, shumë nga të cilët i takojnë administratës Obama. Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris duket se do të përqendrohen më së shumti tek pandemia, ekonomia dhe ndryshimet klimatike.
Ndërkohë Donald Trump vazhdon te këmbëngulë se asgjë nuk ka përfunduar. Në postimin e radhës në rrjetin sociale, twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se mediat nuk mund të përcaktojnë se kush do të jetë president i ardhshëm.
Që kur media përcakton se kush do të jetë presidenti ynë i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë gjera këto dy javët e fundit!
Stafi I Trump ka ngritur padi në Arizona, ku pretendojnë se qarku më i populluar i këtij shteti skualifikoi një numër te larte votash ditën e zgjedhjeve. Paditësit thonë se janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” ne rezultat. Ndërkohë në shumë shtete amerikane qytetarët kanë dalë në rrugë e duke e ndare në dy kampe. Ndërsa mbështetësit e Donald Trump kanë protestuar, ata të Joe Biden kanë vijuar festimet.