Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është koha që aleatët e Ukrainës të rriten dhe se nuk është koha për sjellje frikacake.

“Ne po i afrohemi një momenti në Evropën tonë ku do të ishte e përshtatshme të mos jemi frikacak”, tha Macron në Pragë.

Macron është përballur me kritika nga aleatët perëndimorë pasi diskutoi hapur idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë.

Presidenti francez tha se Franca dhe Republika Çeke e dinë mirë se lufta është përsëri në tokën evropiane. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";