Macron: Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën”, ka theksuar presidenti në një postim në Twitter.

Ai ka vijuar se “Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”.

Gjithashtu ka shtuar se “Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”.

Advertisement

Mëngjesin e herët të së enjtes së 24 shkurtit, Macron ka folur me homologun Vlodymyr Zelensky.

Ky i fundit ka kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën.

Zelensky ka kërkuar po ashtu “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy