Letonia “mbështet” deklaratën e Macron: Jemi të hapur ndaj mundësisë së dërgimit të trupave perëndimore në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Letonia “mbështet” deklaratën e Macron: Jemi të hapur ndaj mundësisë së dërgimit të trupave perëndimore në Kiev

Letonia nuk është kundër vendosjes së trupave perëndimore në Ukrainë, në vazhdën e një deklarate të presidentit francez që ka ngjallur debate intensive që prej ditës së djeshme.

Letonia vazhdon të shqyrtojë shumë mënyra të ndryshme për të forcuar mbështetjen për Ukrainën.

“Nëse aleatët e NATO-s arrijnë një marrëveshje për vendosjen e trupave në Ukrainë, Letonia do të marrë në konsideratë pjesëmarrjen”, tha një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes për agjencinë gjermane të lajmeve DPS sot.

Letonia ka ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, duke përfshirë armë, dhe po stërvitet së bashku me ushtarët ukrainas dhe aleatët në tokën e saj, tha zyrtari letonez.

Advertisement

Emmanuel Macron shkaktoi një reagim në Evropë duke deklaruar një ditë më parë se vendosja e forcave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të “përjashtohet”, pas një takimi me liderë të tjerë evropianë në Elysee.

Berlini, Londra dhe aleatët e tjerë evropianë të Kievit, si dhe SHBA, e bënë të qartë të martën se nuk po planifikojnë asgjë të tillë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy