
Nesër në mesditë do t’i jepet lamtumira e fundit 17-vjeçarit Fabio që mbeti i vrarë në një aksident automobilistik pasditen e të martës.
Ai u gjet i djegur në makinë, ndërkohë që është ndaluar shoferi, një 19-vjeçar, i cili ishte shoku i tij.
Ky i fundit u arrestua nga policia pas ngjarjes tragjike, dhe përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Sipas rapotimeve në mediat vendase, mjeti ka qenë në emër të babait të 19-vjeçarit, ndërsa ai kishte patentë drejtimi.
Disa kalimtarë kanë lënë trëndafila të bardhë, qirinj, disa sende personale dhe mesazhe dashurie në vendin e ngjarjes që tronditi Kefaloninë.
Lamtumirën e fundit Fabios do t’i thonë të gjithë ata që e njohën dhe e donin, nesër në orën 15:00, në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Argostolit.