Ukraina kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Duam bukë, predha dhe barna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Duam bukë, predha dhe barna

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ka informuar Këshillin e Përhershëm të OSBE-së  për mësymjen brutale të Rusisë në Ukrainës.

Ai ka bërë thirrje për më shumë sanksione ndaj agresionit rus.

“Kemi nevojë për më shumë armë për të forcuar mbrojtjen tonë dhe kemi nevojë për mbështetje humanitare për ata që vuajnë tani nga agresioni rus”, theksoi ai në median sociale Twitter.

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka nisur një sulm artilerie ndaj parashutistëve rusë të cilët kanë zbritur në aeroportin Antonov afër Kievit në përpjekje për të marrë kontrollin e tij. Ky lajm është raportuar nga një korrespondente e “BBC-së”.

Advertisement

Sipas saj luftimet atje mendohet se janë më të afërtat që forcat ruse kanë arritur të afrohen në Kiev, kryeqytetin ukrainas në ditën e parë të tentativës së tyre për pushtim.

Sulmet dhe shpërthimet me raketa ruse janë raportuar pranë qyteteve të mëdha dhe që synojnë infrastrukturën ushtarake. Rusia thotë se ka shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë. Ushtria e Ukrainës pretendon se ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, por kjo nuk është e konfirmuar.

Luftimet e ashpra raportohen në lindje, ku forcat ruse thuhet se kanë sulmuar një spital në rajonin e Donetsk-ut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy