Ukraina: Ne nuk presim që dikush të luftojë për ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina: Ne nuk presim që dikush të luftojë për ne

Ambasadorja e Ukrainës në Washington, Oksana Markarova, ka deklaruar se vendi “nuk pret që dikush” të luftojë për ata ndërsa i bëjnë rezistencë forcave ruse.

Duke folur për gazetarët në ambasadën ukrainase, Markarova tha se “Kiev është plotësisht nën kontrollin qeveritar”, por se helikopterët rusë janë “pak jashtë” qytetit.

“Situata është shumë e tensionuar”, shtoi ajo.

Sipas Markarova, dhjetëra personel ushtarak ukrainas ishin vrarë që nga mëngjesi i së enjtes.

Advertisement

Situata atje është në një kaos tërësor, ku lajme të shumta po qarkullojnë mbi luftimet që po zhvillohen në Ukrainë.

Ato filluan në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i shpalli luftë Ukrainës dhe urdhëroi të nisnin bombardimet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy