Ukraina sulmon një qytet të Rusisë, humbin jetën 5 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina sulmon një qytet të Rusisë, humbin jetën 5 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Të paktën 5 persona janë vrarë në një sulm ajror në qytetin rus të Belgorod, tha guvernatori i rajonit, ndërsa 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet e fundit të Ukrainës.

Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 14 raketa ukrainase mbi rajonin e Belgorodit, raporton BBC.

Televizioni rus Zvezda, i cili është i lidhur ngushtë me ministrinë e Mbrojtjes, tha se një raketë goditi një qendër tregtare dhe një ra në stadiumin sportiv të qytetit.

Kujtojmë se një sulm me dron dhe raketa në dhjetor të vitit të kaluar vrau 25 persona dhe plagosi 100 të tjerë në sulmin më vdekjeprurës në Belgorod deri më tani.

Advertisement

Natën e kaluar, Rusia gjuajti 26 raketa në Ukrainë, duke vrarë një grua 66-vjeçare dhe duke plagosur disa të tjerë. Ndërkohë, beteja për qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka vazhdon.

Disa ushtarë ukrainas i kanë thënë BBC-së se qyteti mund të bjerë në çdo moment, duke përshkruar mungesa të rënda të armëve dhe municioneve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy