Vdekja e Prigozhin, rusët të ‘zhytur’ në mëdyshje: Nuk jemi të sigurtë mbi të vërtetën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gati 24 orë pas rrëzimit të avionit ku raportohet për vdekjen e Yevgeny Prigozhin, qytetarët rusë ende shfaqen të dyzuar mbi të vërtetën që iu serviret nga mediat apo autoritetet vendase.

 

Të pyetur nga gazetarët e CNN, ata janë shprehur se nuk besojnë që përgjegjëse e aksidentit është Ukraina. Duke fshehur identitetin e tyre, për t’i shpëtuar ndëshkimit, ata nuk përjashtojnë mundësinë e një hakmarrjeje të presidentit rus.

 

Advertisement

Disa nga të intervistuarit spekulojnë se Putin rrëzoi avionin si ndëshkim  për rebelimin e dështuar të Prigozhin në qershor .

 

“Ai u vra nga Putini, i cili nuk fal tradhtinë. Videoja e parë tregon një gjurmë të qartë të një rakete. Putin ishte pas saj ose mund të ishte Byroja e tij Politike, por Putini e dinte dhe e miratoi,” tha Alexey nga Moska.

 

Advertisement

Deri në këto momente nuk është paraqitur asnjë provë që tregon për përfshirjen e Kremlinit ose të shërbimeve ruse të sigurisë në përplasjen. Shkaku i incidentit nuk dihet dhe autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal.

 

Pavarësisht mungesës së provave, Evgeniy nga Shën Petersburg gjithashtu beson se regjimi i Putinit qëndronte pas incidentit, por ai nuk mendon se avioni është qëlluar nga qielli.

 

Advertisement

“Ishte padyshim Putin. Por nuk ishte një raketë. Në bord ishin vendosur eksplozivë,” tha ai.

 

Të tjerë, si Dimitri nga Moska, besonin se udhëheqësi i një grupi mercenar për një kohë të gjatë kishte falsifikuar vdekjen e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy