VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, shuhet familja me 6 anëtarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, shuhet familja me 6 anëtarë

Momenti i një aksidenti tragjik në Turqi ku humbën jetën gjashtë anëtarë të së njëjtës familje është regjistruar nga një kamera sigurie në Hatay.

Në video shihet kamioni që përplasi makinën e familjes, duke kaluar në drejtim të kundërt të trafikut dhe duke u përplasur me mjetin.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën Dörtyol-Payas. Sipas mediave turke, drejtuesi i makinës, Mehmet Sonmez, gruaja e tij Zeynep, fëmijët e tyre Eray dhe Ekrin, babai 64-vjeçar i Zeynep dhe gruaja e tij 62-vjeçare, si dhe një fëmijë 8-vjeçar i cili ishte edhe në makinë, humbën jetën nga përplasja e ashpër. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy