Një prej politikanëve më mendjendritur në histori, Winston Churchill, në një prej fjalimeve të tij lapidareske shprehej ndër të tjera se “Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë sesa të marrësh!”.

Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar mjaft vite duket se ajo që nuk ndryshon kurrë është etja e shumë njerëzve për pushtet.

Së fundmi, këngëtari i talentuar Sardi Strugaj, është përpjekur të përcjellë përmes tingujsh pikërisht këtë mesazh.

Në një projekt të bukur artistik ku ndërthuren këndshëm zëri, muzika dhe videoklipi, mesazhi deporton drejtëpërdrejtë te veshi dhe zemra e audiencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në videoklipin e kësaj kënge, shfaqet aktori Artan Imami i cili përmes interpretimit të tij konkretizon akoma edhe më shumë qëllimin e këngës.

“A të rreh gjithçka që ke dashur në kraharor?”, është pyetja që ngre Sardi Strugaj me vokalin, muzikën dhe tekstin e tij.

Më poshtë po përcjellim projektin e plotë muzikor, i cili padyshim që do të regjistrohet si një tjetër sukses në protofolin artistik të Sardit. (TemA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";