VIDEO-Biden shënon një tjetër incident/ Rrëzohet në mes të ceremonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO-Biden shënon një tjetër incident/ Rrëzohet në mes të ceremonisë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është penguar dhe ka rënë teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në Kolorado.

 

Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i vendit në moshën 80-vjeçare, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe dukej se nuk ishte lënduar.

 

Advertisement

Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Kritikët kanë thënë se Biden është shumë i vjetër për të kandiduar për një mandat të dytë si president.

 

Advertisement

Sondazhet e fundit sugjerojnë se shumica e votuesve amerikanë janë të shqetësuar për moshën e tij. Ai do të jetë 82 vjeç në fillim të një mandati të dytë nëse fiton.

 

Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan për t’u përballur me Biden në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë të vitit 2024, reagoi ndaj incidentit duke thënë se e gjitha kjo është një çmenduri.

 

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që Biden regjistron incidente të tilla. Edhe më herët në rrjet kanë qarkulluar video kur ai rrëzohet nga shkallët e avionit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy