VIDEO/ Burri hyn brenda në mbledhje në një komunë në Ukrainë dhe hedh dy granata dore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Burri hyn brenda në mbledhje në një komunë në Ukrainë dhe hedh dy granata dore

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një komunë periferike në Ukrainë.

Një person ka mbetur i vdekur dhe 26 të tjerë të plagosur, kur një anëtar i këshillit të komunës u fut në një ambjent ku po mbahej një mbledhje dhe hodhi dy granata dore.

Personat që ishin të pranishëm po zhvillonin një debat të nxehtë rreth buxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa mbledhja po transmetohej live në Facebook.

Pamjet kur autori futet krejt i qetë, njerr nga xhepat lëndët plasëse dhe i hedh drejt kolegëve të tij, kanë bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën.

Advertisement

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për motivin e ngjarjes./vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy