
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Athinë.
Ai u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis.
Advertisement
Në orën 11:30 presidenti turk do të takohet në Pallatin Presidencial me Presidenten e Republikës, Katerina Sakellaropoulou.
Më pas ai do të takohet me kryeministrin në Megaros Maximos në orën 12:15.
Advertisement
Në orën 13:00, Kyriakos Mitsotakis dhe Tajip Erdogan do të bëjnë deklarata për shtypin, pasuar nga një drekë pune.
Së fundi, në orën 16:00 të pasdites presidenti turk pritet të niset nga Athina.
Advertisement