
Një i burgosur në Los Angeles County sulmoi një police.
Gruaja 54-vjeçare po shkonte tek Arnulfo Meza, 29 vjeç, për t’i dhënë letrën higjienike, pas kërkesës së këtij të fundit për të përdorur banjën.
Mirëpo, i dënuari e godet me grushta, duke e rrëzuar punonjësin e policisë në tokë.
Advertisement
Gruaja u dërgua në një spital për mjekim dhe mbetet në gjendje të qëndrueshme.
Sakaq, Meza u dërgua në një zonë të sigurisë së lartë, ku do të përballet edhe me akuzën për sulm.