VIDEO/ Talibanët hapin burgjet dhe lënë të lirë pjestarët e IS-is dhe Al-Qaedës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Talibanët hapin burgjet dhe lënë të lirë pjestarët e IS-is  dhe Al-Qaedës

Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, janë liruar nga një burg në periferi të Kabulit. Lirimi i tyre, vjen një ditë pasi luftëtarët talebanë morën pushtetin dhe u futën në pallatin presidencial në Kabul.

Marrja nën kontroll e Afganistanit, ka bërë që faktit ti gëzohen edhe mijëra të burgosur në të gjithë vendin. Ata janë liruar nga forcat talibane. Të njëjtin fat mes të tjerash e patën edhe shumë të burgosur në periferi të Kabulit.

Marrja e bazës ajrore Bagram ditën e diele ishte vendimtare që talibanet të merrnin nën kontroll edhe burgun Pul-e-Charki, një institucion që kishte mbi 5 mijë të burgosur. Bëhej fjalë për një burg të sigurisë së lartë ku shumica e të dënuarve ishin ish-pjestare të Al-Qaedës.

Videot e publikuara në shumë media ndërkombëtare treguan planet kur talibanet lënë të lirë të dënuarit.

Advertisement

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy