VIDEO: Të gatshme për të lënë jetën për atdheun, gratë ukrainase me veshje ushtarake deklarohen për luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO: Të gatshme për të lënë jetën për atdheun, gratë ukrainase me veshje ushtarake deklarohen për luftë

Me rritjen e tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi, Kievi ka vendosur të zgjasë shërbimin e tij ushtarak për të përfshirë gratë nga mosha 18 deri në 60 vjeç. Në dhjetor të ’21, Ministria e Mbrojtjes u kërkoi grave të merrnin pjesë në stërvitje në rast të një lufte të madhe dhe të përhapur.

Ditët e fundit në rrjet, janë bërë virale videot e ushtareve ukrainase të cilat tregojnë jetën e tyre në ushtri.Ata kanë publikuar video nga kampi teksa përgatiten me anë të disa stërvitjeve mjaft të vështira.


Ndër të tjera, ato janë shprehur se do ta mbrojnë atdheun deri në frymën e fundit.

Advertisement

Ushtaret ukrainase kanë shfrytëzuar rrjetet e ndryshme sociale, si “Tik-Tok” për të publikuar video nga përditshmëria e tyre në punë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy