
Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë dhjetëra të burgosur palestinezë në Rripin e Gazës, të cilët janë dorëzuar tek forcat izraelite. Siç dallohet në video, të burgosurit shihen të ulur në tokë, të zhveshur vetëm me të brendshme dhe duart e ngritura pas kokës.
Sipas mediave izraelite, bëhet fjalë për terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, të cilët u dorëzuan duke dalë nga një tunel.
Israeli media reporting arrests of suspected Hamas and Islamic Jihad members in the Gaza Strip. pic.twitter.com/kHYCPYNaGq
— Joe Truzman (@JoeTruzman) December 7, 2023
Forcat e armatosura izraelite, të cilat kanë kryer një operacion tokësor kundër Hamasit në Rripin verior të Gazës që nga 27 tetori, kanë zgjeruar operacionet e tyre në të gjithë enklavën, ndërsa kanë vazhduar të lëshojnë bombardime masive ajrore.
Over a 100 terrorists have crawled out of the tunnels. pic.twitter.com/SjJTCuPZ4T
— Mossad Commentary (@MOSSADil) December 7, 2023
Izraeli shprehet se lufta është në fazën më intensive, ndërsa Hamasi deklaron se sulmet po lënë pas mijëra viktima e të plagosur të pafajshëm.