Virxhinia zgjedh Guvernatorin, votimet shihen si test për Presidencen Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Virxhinia zgjedh Guvernatorin, votimet shihen si test për Presidencen Biden

Në SHBA kanë nisur llogaritjet për zgjedhjet e kongresit që do të mbahen vitin e ardhshëm ndërsa këtë të martë rreth 5.9 milionë votues në shtetin e Virxhinias do të zgjedhin guvernatorin e ri.

 

Demokrati Terry McAuliffe dhe republikani Glenn Youngkin janë në një garë tejet të ngushtë e cila ka tërhequr vëmendje kombëtare, pasi po shihet si një referendum për presidencën e Joe Biden.

 

Advertisement

Ajo që ndodh në Virxhinia, një shtet dikur me prirje republikane, që është bërë demokrat katër vitet e fundit, duket se do të ketë pasoja, që mund të tronditin të dyja palët.

 

Demokrati McAuliffe ka sjellë në fushatë figura të profilit të lartë, përfshirë Presidentin Joe Biden si dhe ish-Presidentin Barack Obama. Ndërsa republikani Youngkin, ka ndjekur një vijë më të balancuar, ndërsa përpiqet të tërheqë votuesit e moderuar.

 

Advertisement

Virxhinia ka zgjedhur vetëm një guvernator republikan në dy dekadat e fundit dhe demokratët aktualisht kontrollojnë të dyja dhomat e organit legjislativ shtetëror.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy