
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar pajisjet ushtarake të Ukrainës.
“Është koha për të filluar diskutimin e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për blerjen e përbashkët të pajisjeve ushtarake për Ukrainën”, tha presidentja e Komisionit të mërkurën gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian në Strasburg.
Theksohet se mënyra e përdorimit të aseteve të shtetit rus që u sekuestruan pas pushtimit rus të Ukrainës, është objekt konsultimesh intensive dhe ngre çështje ligjore.
Opsioni i konfiskimit të tyre është pritur me hezitim brenda E, megjithatë, Brukseli është duke gjetur mënyra për të përdorur asetet që rrjedhin nga këto pasuri.
“Me ose pa mbështetjen e partnerëve tanë, ne nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë ,” përsëriti presidentja e KE.
Duke iu referuar situatës më të gjerë të BE, Ursula von der Leyen këmbënguli në nevojën për të forcuar sovranitetin evropian./vizionplus.tv/