
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian, tha se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin që ta shkatërrojë Ukrainën.
“Brenda Ukrainës, kanë filluar vdekjet e njerëzve të pafajshëm, burra, gra, e fëmijë po vdesin sepse presidenti Putin ka vendosur që shteti i tyre, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë dhe ne s’do ta lejojmë kurrë kurrë që kjo të ndodhë, dhe kurrë kurrë s’do ta pranojmë këtë”, ka thënë von der Leyen.
Ukraina po sulmohet nga tri anët, përmes kufirit me Rusinë, Bjellorusinë dhe nga gadishulli i Krimesë të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2014.
Advertisement