
GREQI – Nëndrejtoria e Sigurimit të Trikallës ngriti një kallëzim për vrasje nga pakujdesia ndaj 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ka copëtuar të atin me sharrë elektrike.
Ai është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë ditën e djeshme.
Lajmi tronditi komunitetin lokal dhe krimi i rëndë u zbulua pasditen e djeshme, pas një njoftimi të të akuzuarit, i cili telefonoi policinë dhe rrëfeu krimin.
Policia menjëherë në një dyqan-biznes në Trikala, ku u gjet i akuzuari, si dhe trupi i 77-vjecarit, i cili tronditi policët sapo e panë.
Autori gjithashtu ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital ku po trajtohet nën roje.
Ai vetë, sipas informacioneve, dyshohet se ka pohuar se po përballet me probleme psiqike.
Nga vendi i krimit u sekuestruan një sharrë elektrike me motor, veshje si dhe dy celularë, njëri prej të cilëve në posedim të të pandehurit. Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë mënyrën e kryerjes së krimit.
/vizionplus.tv