Wuhan-i harron koronavirusin/ Njerëzit mblidhen në parkun ujor pa maska dhe pa distancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Wuhan-i harron koronavirusin/ Njerëzit mblidhen në parkun ujor pa maska dhe pa distancë

Wuhan-i ishte vendi i parë që iu nënshtrua bllokimit për shkak të koronavirusit. Por tanim qyteti qendror kinez duket se e ka lënë pas këtë histori.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në një park ujor për një festival muzikor, pa asnjë maskë dhe pa ruajtur distancën me njëri-tjetrin. I gjithë parku ujor ishte i mbushur me njerëz që gëzonin me njëri-tjetrin dhe s’e kishin fare problem të qëndronin shpatull më shpatull me njëri-tjetrn.

Advertisement

Kjo panoramë duket e paimagjinueshme në disa vende të tjera të botës, të cilat ende po luftojnë me virusin vdekjeprurës.

Miliona njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe me dhjetëra mijëra raste të reja raportohen çdo ditë, veçanërisht në SHBA, Brazil dhe Indi.

Advertisement

Por në Wuhan, jeta është kthyer gradualisht në normalitet. Atje nuk është raportuar asnjë rast të ri që nga mesi i majit.

Parku ujor i Wuhan-it u rihap në fund të qershorit, por për më shumë se një muaj pati shira sezonalë. Kjo ishte arsyeja pse askush nuk ishte mbledhur deri tani.

Wuhan-i harron koronavirusin/ Njerëzit mblidhen në parkun ujor pa maska dhe pa distancë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy