
Mesa duket, edhe platforma gjigande e videove, Youtube, ka ndaluar së funksionuari në disa rajone të Rusisë.
Kjo lëvizje vjen pasi Moska bllokoi pak orë më parë edhe mediat sociale Facebook dhe Twitter.
Bllokimin e mediave sociale, Kremlini i ka justifikuar duke i konsideruar si favorizuese ndaj mediave pro-ukrainase dhe diskriminim ndaj mediave ruse.
Kujtojmë që pak ditë më parë Facebook dhe Youtube bllokuan disa media ruse në platformat e tyre pasi shpërndanin informacione të rreme për luftën në Ukrainë.
Advertisement