Zbulim historik/ Gjeten në Itali 9 fosile që i përkasin njeriut Neandertal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulim historik/ Gjeten në Itali 9 fosile që i përkasin njeriut Neandertal

Më shumë se tetëdhjetë vjet pas zbulimit – në 1939 – në vendin Paleolitik tek Shpella Guattari në San Felice Circeo, në provincën e Latinës, një hulumtim i ri nga ekspertet e fushës të Frosinone dhe Latina në bashkëpunim me Universitetin e Tor Vergata kanë zbuluar fosile që mendohet se i përkasin 9 individëve të njeriut Neandertal.

Kjo gjë u konsiderua një një zbulim i jashtëzakonshë”, nga Ministri i Kulturës Dario Franceschini.

Gjatë hulumtimit, gjithashtu u gjetën mbetje të hienës, rinocerontit, elefantit, drerit gjigand, ariut të shpellës dhe kafshëve të tjera.

 

Advertisement

Kërkimet, ende në vazhdim, filluan në vjeshtën e vitit 2020 si pjesë e një operacioni sigurie të shpellës Guattari, e cila e merr emrin nga zbuluesi i saj, pronari i tokës në të cilën ndodhet vendi dhe ku në shkurt 1939 u gjet një kafkë e parë .

 

Në atë kohë, falë studimeve të paleontologut Alberto Carlo Blanc, u kuptua menjëherë rëndësia e madhe e kësaj zonë, e klasifikuar si një nga më të rëndësishmet e Paleolitit të Evropës së Mesme.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy