Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim këtë mëngjes lidhur me situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës.

Stacioni më i madh bërthamor i Evropës u dogj pas “bombardimeve të armikut” dhe mësohet se aktualisht është nën kontrollin rus.

Zelenskyy tha se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Zelenskyy gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit, i cili ka hyrë në javën e dytë.

“Populli rus, dua t’ju bëj thirrje: si është e mundur kjo? Në fund të fundit ne luftuam së bashku në vitin 1986 kundër katastrofës së Çernobilit,” tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai pretendon se Moska synon qëllimisht infrastrukturën dhe zonat e banuara të Ukrainës si Mariupol, Kherson, Kharkiv dhe Chernihiv.