Zelensky përfundon udhëtimin në Evropë: Fillimi i një faze të re bashkëpunimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky përfundon udhëtimin në Evropë: Fillimi i një faze të re bashkëpunimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përfundoi sot udhëtimin e tij nëpër Evropë me një notë pozitive.

 

 

“Londër, Paris, Bruksel kudo që kam folur këto ditë se si mund t’i forcojmë ushtarët tanë, kemi arritur marrëveshje shumë të rëndësishme dhe kemi marrë sinjale të mira”, tha Zelensky në një videomesazh sot në mbrëmje.

Advertisement

 

 

Ai tha se kjo vlen për raketat dhe tanket me rreze më të gjatë.

 

Advertisement

 

Zelensky shtoi se duhet më shumë punë për të bërë në sigurimin e avionëve luftarakë për forcat ukrainase, në nivelin e ardhshëm të bashkëpunimit.

 

 

Advertisement

“Në Londër, britanikët dëshironin vërtet që Ukraina të fitonte kundër pushtimin rus’, tha ai.

 

 

“Takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Paris ishte i rëndësishëm për të shkëmbyer opinione”, tha Zelensky.

Advertisement

 

 

“Do të ketë më shumë mbështetje,” i premtoi Zelensky popullit të tij.

 

Advertisement

 

Ai i quajti vizitat e tij në samitin e BE-së dhe Parlamentin Evropian si fillimi i një faze të re.

 

 

Advertisement

“Në këtë fazë të re të bashkëpunimit, Ukraina nuk do të jetë më vetëm një mysafire e institucioneve evropiane, por një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, tha Zelensky.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy