Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Itali/ Si pritet të ndryshojë politika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Itali/ Si pritet të ndryshojë politika

Kanë nisur sot zgjedhjet parlamentare në Itali, pas rënies së qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Mario Draghi, i cili aktualisht po vepron si kujdestari saj. Partitë e krahut të djathtë pritet të fitojnë këto zgjedhje dhe Giorgia Meloni e partisë nacionaliste ”Vëllezërit e Italisë” (”Fratelli dÍtalia”) mund të bëhet kryeministrja e ardhshme e vendit. Më shumë se 51,5 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë, me afro tre milionë që votojnë për herë të parë.

 

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 23:00. Të gjithë duhet të votojnë në zonën ku janë të regjistruar, me vetëm disa përjashtime të lejuara si për ata që shërbejnë në ushtri ose njerëzit që janë në spital. Votimi me postë është opsion vetëm për rreth 4,9 milionë shtetasit italianë që jetojnë jashtë vendit.

 

Advertisement

Pjesëmarrja pritet të jetë e ulët. Rezultatet paraprake zyrtare priten të hënën në mëngjes. Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Italia zhvillon një votim në vjeshtë. Një aleancë e partive të ekstremit të djathtë pritet të fitojë. Ajo përfshin edhe ”Lega”-n, parti populiste e krahut të djathtë të udhëhequr nga Matteo Salvini dhe konservatoren ”Forza Italia” nën drejtimin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Një sondazh i 9 shtatorit sugjeroi se ky grupim do të fitonte rreth 45% të votave.

 

Partia e Melonit dominon aleancën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy