Kjo është “Ilindenka”, aeroplani i parë i Maqedonisë, i cili fluturimin e parë e bëri në vitin 1955.

U ekspozua në aeroportin sportiv “Stenkovec” në Shkup në shënimin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë.

Me këtë rast pati edhe manovra me aeroplanë.

Pilotët e vendit tonë nuk arritëm t’i bindnim që të flasin, por njëri që kishte ardhur nga Serbia na foli për ndjenjën të ngasësh aeroplan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk ka frikë këtu. Ka patur selektim për pilotët e ardhshëm, ashtu si tani ne punojmë. Ndoshta në fillim ka pak por më pas bëhet si rutinë kështu që gjithçka shkon përmes shërbimeve”, u shpreh piloti nga Serbia.

Të pranishëm ishim edhe qeveritarë të vendit si dhe nga Serbia.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh se drejtimi që ka marrë Maqedonia e Veriut është krijimi i shtetit të përparuar, ekonomikisht e fuqishme dhe europiane.

“Ky është drejtimi i vetëm dhe i vërtetë i cili do të sigurojë etablim të merituar të vendit tonë, e cila sot është e njohur si partner kredibil në shoqërinë transatlantike, partner në krijimin dhe mirëmbajtjen e paqes rajonale dhe botërore, ndërkombëtarisht e pranuar si vend me identitet të fortë dhe të konfirmuar maqedonas, me gjuhë e kulturë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedonia e Veriut sot është në partneritet strategjik me vendet e veriatlantikut, pra NATO-s, të cilat edhe kujdesen për mbrojtjen ajrore të vendit tonë. Nëse para 100 vitesh Serbia, atëherë SKS, ishte ajo që vendosi themelet e aviacionit në Maqedoni, patrullimin ajror mbi vendin tonë tash e bën Greqia si aleate në NATO, gjersa Serbia duket të jetë larg anëtarësimit në Aleancën veriatlantike. Megjithatë, për ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, aeromitingu i sotëm është tregues i mirë për vendosjen e lidhjeve më të mira mes Maqedonia dhe Serbisë, por edhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Shënimi i 100 vjetorit të aviacionit maqedonas në Shkup është mundësi e mirë që t’i vendosim në funksion të gjitha potencialet e pashfrytëzuara të cilat pa dyshim ekzistojnë për zhvillim të mëtejmë dyanësh të marrëdhënieve tona. Dy vendet tona kanë marrëdhënie vëllazërore, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer në korniza të iniciativës “Ballkani i Hapur”, dhe forumet tjera rajonale”, tha Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Përveç aviacionit maqedonas dhe serb, morën pjesë edhe aviacioni civil dhe ushtarak nga Republika e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera.

The post 100 vjet aviacion në Maqedoni. U themelua në mbretërinë SKS, sot jemi nën kupolën e NATO-s appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";