Gjatë ditës së djeshme policia i ka sekuestruar pushka e gjahut dhe lejën e posedimit për armë.

Siç ka njoftuar policia, më parë është publikuar një video ku shihet se një vajzë 15-vjeçare ia drejton një armë zjarri drejt kokës vëllait të saj 11-vjeçar, e sipas hulumtimeve, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 44-vjeçarit nga Jakrenova.

“Më 14.11.2025 në ora 13:00, në fshatin Jakrenovë, rajoni i Krushevës, zyrtarët policorë nga SPB Krushevë i sekuestruan një pushkë gjahu, një rrip dhe lejen e posedimit të armës F.A. (44) nga Jakrenova. Më herët ishte raportuar se në një rrjet social ishte publikuar një video ku shihej një vajzë 15-vjeçare duke drejtuar një armë zjarri drejt kokës së vëllait të saj 11-vjeçar. Pas marrjes së masave përkatëse, u konstatua se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij dhe u bën konsultime me prokurorin publik. Arma u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.A. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";