Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (14.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 gjoba, nga të cilat 22 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 32 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë.

“10 masa për përdorimin e celularit, 23 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe mjete të paregjistruara, tetë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

161 shoferë të gjobitur në Shkup, 23 për vozitje nën ndikimin e alkoolit shkruan Telegrafi.