
Rreth 18 organizata dhe nisma të shoqërisë civile i kanë paraqitur së bashku një parashtresë zyrtare Qeverisë, duke kërkuar veprime urgjente për të rishpallur dhe mbrojtur Parkun Kombëtar të Mavrovës në përputhje me dispozitat ligjore. Kërkojnë të përfundojë urgjentisht procesi i rishpalljes së Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe të sigurohet mbrojtja e vërtetë e vlerave natyrore të zonës. Ata shprehin shqetësim për procesin e gjatë të transformimit të Parkut Kombëtar të Mavrovës sipas legjislacionit ekzistues dhe standardeve ndërkombëtare.
“Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, gjegjësisht ligjin që është sjellë në vitin 2004 dhe më pas në vitin 2007, është dhënë afat për të gjitha zonat e mbrojtura që të rishpallen, apo të bëjnë studime për valorizim të vlerave të zonave mbrojtëse me standard të reja, për këtë arsye Mavrova ngelet park nacional, por duhet të bëj azhurnim të të gjitha të dhënave, që të mund të bëj zonim të ri dhe plan të ri për mbrojtjen e zonës, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur në 12 vitet e fundit”, tha Ana Çoloviq Leshoska.
Por a ka ndërtime të egra në Mavrovë?
“Nuk mund ta themi me siguri, sepse nuk i kemi dokumentet të tregojmë se cilat janë ndërtime të egra e cilat jo, por mund ta konfirmojmë aftësinë e organeve që t’i ikin obligimeve ligjore. Pra mund të bëhet park që do të jetë në pajtueshmëri me ligjet, megjithatë kjo si aktualisht është parku, nuk është ajo që duhet të jetë, pra ndërtesa në park nacional sigurisht janë të vetmet në Maqedoni”, tha Marko Gushevski.
Organizatat thonë se Ligji për Rishpalljen e Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Plani i Menaxhimit të tij nuk janë miratuar. Janë raportuar parregullsi të shumta dhe aktivitete të paligjshme në park, por nuk janë sanksionuar. Sipas organizatave afërsisht 80% e financimit të institucionit publik Parku Kombëtar i Mavrovës vjen nga prerja e pyjeve, dhe është vërejtur një rënie e specieve të kafshëve të mbrojtura në park. /Tv21
The post 18 organizata me parashtresë zyrtare në Qeveri: “Parku Kombëtar i Mavrovës të mbrohet në përputhje me dispozitat ligjore” appeared first on Telegrafi.