Ministria e Jashtme Turke njoftoi se në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në Ambasadën e Turqisë në Shkup nga data 20-21 maj nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë thuhet se nga 20 maji, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete dhe votimi do të bëhet në portat doganore në datat 20-28 maj.

20-21 maj ditët e votimit të raundit të dytë të qytetarëve turq në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";